Ju ndihmojmë të themeloni biznesin tuaj, ta menaxhoni dhe zhvilloni atë.
Profesionalizmi sa të zgjatësh dorën!
Finance Group është agjenci kontabiliteti me seli në Ulqin. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të kontabilitetit të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre e ndihmojnë secilin nga klientët e tyre.
Me përkushtim i ndihmojmë themeluesit e kompanive në fillimin, zhvillimin dhe menaxhimin e bizneseve të tyre. Këtu jemi për të gjitha, nga faza e vendosjes (themelimit) të kompanisë deri tek shërbimet e sekretarisë, taksave dhe kontabilitetit.
Vizioni ynë
Të bëhemi firmë e kontabilitetit e zgjedhur për të gjitha kompanitë në zonën tonë.
Misioni ynë
Misioni ynë është që harmonizimi financiar dhe rregullator të jetë i lehtë, thjeshtë dhe efikas për secilën kompani.
Vlerat tona
- Profesionalistë dhe të besueshëm – gjithmonë do t’u japim këshillën më të mirë dhe do t’ju ndihmojmë në zhvillimin e afarizmit tuaj.
- Shërbim i shkëlqyeshëm – Besojmë që shërbimi ndaj klientit dhe përvoja përdoruesit janë më të rëndësishme se kurrë në shërbimet profesionale.
- Efikasiteti – Do ta kryejmë punën tonë në afatin sa më të shkurtër kohor.
- Mbështetja – mund të na kontaktoni për gjithçka që ju nevojitet.
Çfarë bëjmë ne?
Përkushtimi ndaj klientëve
Do të keni një ekip të kontabilitetit i cili do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju siguruar që të jeni gjithmonë plotësisht të informuar për obligimet tuaja dhe se gjithmonë mund merrni përgjigje në pyetjen tuaj.
Shërbimi i menaxhimit të llogarisë
Për llogaritë tuaja do të kujdeset një ekip profesional i cili përbëhet nga ekspertë për llogaritjen e rrogave, TVSH-së, kontabilitetit, e i udhëheqën një kontabilist i autorizuar i kualifikuar.